Zgjidhet presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, shmangen zgjedhjet e parakohshme
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur presidentin e ri të vendit, Justina Shiroka-Pula me 81 vota duke i dhënë fund ngërçit politik dhe duke shmangur skenarin e shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Deputetët përfunduan procedurën e votimit në Kuvend, ndërsa pritet numërimi dhe shpallja e rezultatit.
Emrin e Justina Shiroka-Pulës e prezantoi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Nagavci tha se Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë dhe është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe akademike.
“Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, është ekonomiste dhe profesoreshë universitare dhe akademike. Studimet i përfundoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa doktoratën në UP. Pjesën më të madhe të jetës profesionale ia ka kushtuar Universitetit të Prishtinës”, deklaroi Nagavci.
Ndërkaq, kandidaten Eliza Hoxha e prezantoi shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.
Pas prezantimit të kandidaturave, Kuvendi vijon procedurat për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.
Votimi për presidentin, Hamza i zgjat dorën Kurtit, deputetët duartrokasin para votimit
Para votimit për presidentin e Kosovës, Bedri Hamza i zgjati dorën Albin Kurtit në sallën e Kuvendit. Momenti u shoqërua me duartrokitje nga deputetët. Shtrëngimi i duarve erdhi në një moment vendimtar të procesit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Kush është presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur sot Presidente e Kosovës pas një kosnesnsu politik që i dha fund krizës.
Ajo është ekonomiste, profesore universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ajo është gruaja e parë që udhëheq këtë institucion.
E lindur në Prishtinë më 1953, ajo përfundoi në vendlindje shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare për teorinë dhe politikën e zhvillimit ekonomik i përfundoi në Zagreb, më 1984. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës, me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës. Në vitin 1978 filloi angazhimin akademik në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Puna e saj mësimore dhe kërkimore përfshin menaxhmentin, ndërmarrësinë dhe vendimmarrjen në biznes.
Krahas karrierës akademike, Shiroka-Pula ka mbajtur edhe funksione politike. Nga viti 2008 deri më 2011 ishte ministre e Energjisë dhe Minierave, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Më pas, gjatë periudhës 2011–2014, ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Pas luftës u angazhua edhe në shoqërinë civile, në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. Sipas biografisë së saj, ka ndjekur studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit dhe në Universitetin e Arizonës.
Pula-Shiroka është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që nga viti 2016. Në krye të Akademisë pasoi akademikun Mehmet Kraja.
Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK
Kuvendi i Kosovëska miratuar projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
88 vota votuan për miratimin e ligjit. Pro ndryshimeve ligjore votuan deputetët nga LVV-ja, PDK-ja, Aleanca dhe ndërsa deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në votim. Projektligji u miratua me një amendament.
Propozimi i PDK-së për ndryshimin e ligjit për Specialen përmban dispozita që synojnë t’ia kufizojnë mandatin lëndor, edhe kohor e edhe territorial kësaj gjykate me seli në Hagë.
Ligji në fuqi i jep kompetencë gjykatës të vendosë mbi veprat penale të kryera mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000, por me ndryshimet e propozuara, synohet të kufizohet juridiksioni në vepra të kryera vetëm pas luftës nga 1 korriku 1999-31 dhjetor 2000.
Projektligji përcakton edhe cilat vepra penale do të mund të gjykoheshin në Speciale.
Neni 2 e kufizon juridiksionin në vepra specifike, të lidhura me nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm i organeve, indeve ose qelizave njerëzore, siç identifikohet dhe pretendohet specifikisht në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Po ashtu, edhe veprat si vrasja e paligjshme, tortura ose trajtimi mizor dhe çnjerëzor i kryer në vendet specifike të ndalimit të emërtuara shprehimisht në Raport, dhe kur akte të tilla janë kryer drejtpërdrejt ose në lidhje të menjëhershme me veprimet e marrjes së organeve.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion lëndor mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë që nuk përbëjnë element të drejtpërdrejtë dhe përbërës të akteve specifike të numëruara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.
Ndërkaq, neni 6 parasheh që procedurat aktive që nuk bien në juridiksionin e ri të Speciales, e po ashtu edhe aktakuzat e konfirmuara dhe gjykimet, të transferohen në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa kallëzimet penale, hetimet dhe dosjet e ndjekjes, t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Për personat e paraburgosur, projektligji i hartuar nga PDK-ja parasheh transferimin në Kosovë.
“Autoriteti pranues ndërmerr pa vonesë veprimet e nevojshme që personi të paraqitet para gjyqtarit kompetent jo më vonë se 48 orë nga mbërritja e tij në territorin e Kosovës. Gjykata kompetente shqyrton në mënyrë të pavarur ligjshmërinë dhe nevojën e vazhdimit të privimit nga liria dhe vendos për paraburgimin ose masat alternative sipas Kodit të Procedurës Penale”, parashihet në projektligj. Një nen tjetër përcakton që Specialja të mund t’i shqiptojë një personi të dënuar dënim me burgim në kohëzgjatje jo më të gjatë se 15 vjet. Ndërsa, neni 17 parasheh se të dënuarit me aktgjykim të formës së prerë mund të jenë subjekt i faljes individuale nga presidenti i Kosovës.
Nisma e PDK-së erdhi vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me 81 vjet heqje lirie.
Kush është presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Zgjidhet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula; shmangen zgjedhjet e parakohshme
Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK
- 00:27 Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan
- 00:21 Kush është presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula
- 00:14 Zgjidhet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula; shmangen zgjedhjet e parakohshme
- 23:49 Miratohet Ligji i Speciales, deputetët e Kuvendit të Kosovës brohorasin: UÇK, UÇK
- 23:42 Votimi për presidentin, Hamza i zgjat dorën Kurtit, deputetët duartrokasin para votimit
- 23:39 Kosovë, projektligji për Specialen miratohet në komision