'Tym i Bardhë' në Kosovë: Zgjidhet Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula

'Tym i Bardhë' në Kosovë: Zgjidhet Presidentja e re, Justina Shiroka-Pula

23:47, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite ishin zgjedhja e presidentes së re të vendit dhe votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Seanca u zhvillua pas marrëveshjes politike të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte propozuar ish-deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, për postin e presidentes.

Në kuadër të marrëveshjes së propozuar, Kurti kishte kërkuar mbështetjen e PDK-së për presidentin, me kusht që të siguronte votat e shumicës për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja, e drejtuar nga Bedri Hamza, kishte bërë të ditur se emri i Shiroka-Pulës ishte i pranueshëm për postin e presidentes.

Gjatë seancës, deputetët kanë votuar fillimisht për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Më pas, Kuvendi ka kaluar në votimin për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës.

Në votimin përfundimtar, në limitet e afateve kushetuese (data 6 tetor) Justina Shiroka-Pula ka marrë 81 vota duke u zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Me përfundimin e votimit, pritet që Justina Shiroka-Pula të marrë detyrën e presidentes së re të Kosovës, pas përmbushjes së procedurave kushtetuese.

Seanca e sotme vjen pas një periudhe ngërci politik mes forcave parlamentare, me zgjedhjen e presidentes dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara në qendër të zhvillimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco