Merr fund kriza politike, Kosova zgjedh Presidentin

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Ajo mori 81 vota të deputetëve në raundin e parë të votimit.
Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit pas skadimit të afatit të 6 tetorit, të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Votimi u zhvillua të martën, pas zhvillimeve intensive politike dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje rreth kandidaturës për presidente. Kandidatura e Shiroka-Pulës u propozua të martën në mbrëmje nga kryeministri Albin Kurti, pak kohë para përfundimit të afatit.
Shiroka-Pula është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe ka një karrierë të gjatë akademike. Ajo ka qenë e angazhuar edhe në politikë.
Nga viti 2008 deri më 2011, Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Zagreb. Shiroka-Pula është doktoruar në Universitetin e Prishtinës në fushën e zhvillimit ekonomik.




