LIVE UPDATES
Aktualitet

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet mujore të familjeve ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor arritën në 66,112 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 3.28% krahasuar me një vit më parë.

7 Tetor 2026, 07:17 Nga E. D
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të
foto ilustruese

TIRANË- Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum gjatë vitit 2025 krahasuar me 2024, duke reflektuar një zgjerim më të shpejtë të shpenzimeve se te familjet me nivele më të larta arsimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet mujore të familjeve ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor arritën në 66,112 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 3.28% krahasuar me një vit më parë. Ky ishte ritmi më i lartë mes të gjitha kategorive dhe mbi rritjen mesatare prej rreth 2.35% të shpenzimeve të familjeve në tërësi.

Rritja më e shpejtë e shpenzimeve në këtë kategori mund të lidhet edhe me ndryshimet në tregun e punës. Ekonomia shqiptare po shfaq një kërkesë të lartë për punonjës në profesione elementare, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe shërbimeve. Zgjerimi i këtyre aktiviteteve ka rritur kërkesën për profesione si pastrues, shitës dhe punonjës të tjerë që jo domosdoshmërisht kërkojnë nivele të larta arsimimi.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe kërkesa e lartë në këto profesione kanë ndikuar që pagat në disa prej kategorive me kualifikim më të ulët të rriten më shpejt se në profesione të tjera më të kualifikuara gjatë viteve të fundit. Kjo tendencë ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Për familjet me të ardhura më të kufizuara, rritja e të ardhurave priret të reflektohet më drejtpërdrejt në konsum, pasi një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre përdoret për nevojat e përditshme.

Megjithatë, një pjesë e rritjes së shpenzimeve lidhet edhe me ecurinë e çmimeve. Inflacioni mesatar në Shqipëri ishte 2.2% gjatë vitit 2025. Në këtë mënyrë, rritja nominale prej 3.28% e shpenzimeve të familjeve pa arsim të përfunduar ishte vetëm rreth një pikë përqindjeje mbi rritjen mesatare të çmimeve.

Familjet ku kryefamiljari kishte përfunduar arsimin 8/9-vjeçar shpenzuan mesatarisht 85,333 lekë në muaj, vetëm 0.4% më shumë se në vitin 2024. Kjo ishte rritja më e ulët mes kategorive të analizuara.

Te familjet me arsim të mesëm të përgjithshëm ose profesional, shpenzimet u rritën me 2.74%, nga 96,790 lekë në 99,442 lekë në muaj.

Ndërkohë, familjet ku kryefamiljari kishte arsim të lartë ose pasuniversitar vijuan të kishin nivelin më të lartë të konsumit, me 116,312 lekë në muaj. Megjithatë, ritmi i rritjes së shpenzimeve në këtë kategori ishte më i moderuar, në 2.13%.

Në total, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 95,227 lekë në muaj gjatë vitit 2025, rreth 2.3% më shumë se një vit më parë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve të INSTAT.

Rritja më e shpejtë e shpenzimeve te familjet pa arsim të përfunduar nuk e ka ndryshuar hendekun e madh të konsumit ndërmjet familjeve sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit. Familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzojnë rreth 50 mijë lekë më shumë në muaj se ato ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë një afrim të lehtë në ritmin e rritjes së konsumit, por diferencat në nivelet e shpenzimeve mbeten të konsiderueshme. Familjet me nivel më të ulët arsimor po i rrisin më shpejt shpenzimet, por vijojnë të konsumojnë dukshëm më pak se familjet me nivele më të larta arsimore./Monitor

Sondazh

Poll

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...