Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës.
Të lidhura
None found
Ai e cilësoi nder votimin e saj nga deputetët dhe deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka dëshmuar seriozitetin e tij ndaj Kosovës, UÇK-së dhe interesave të vendit e kombit.
“Urime Kosovë! Urime institucionet e reja me mandate të plota dhe legjitime”, shkroi Kraki.
Në reagimin e tij, deputeti e përshkroi Justina Pulën si profesoreshë të nderuar dhe kryetare të Akademisë së Shkencave, tashmë në detyrën e presidentes së Republikës.
Kraki shtoi se zgjedhja e saj është nder për ata që e votuan, si dhe për Kosovën që ajo do ta përfaqësojë.
“Kryeministri Albin Kurti dëshmoi se e ka pasur dhe e ka seriozisht Kosovën, UÇK-në dhe gjithçka që lidhet me interesin e vendit e të kombit”, u shpreh ai.
“Urime Kosovë! Urime institucionet e reja me mandate të plota dhe legjitime”, përfundoi Kraki.
