Presidenti Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, - shkruan Begaj teksa shtoi 'Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë'.

Një mesazh urimi erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama në X.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota, pas një seance të jashtëzakonshme. Akademikja Justina Shiroka-Pula u propozua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, pasi paraprakisht dy emrat e tjerë, Glauk Konjufca e Feride Rushiti u refuzuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:01
Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike! Interesi i qytetarëve qëndron mbi çdo ndarje politike

1791299914_ferithoxha.jpg

Foto: Ferit Hoxha

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka uruar Justina Shiroka-Pula, presidenten e re të Kosovës. Përmes një postimi në X, Hoxha shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike.

Në fjalën e tij Hoxha thekoson gjithashtu se Shqipëria do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën drejt familjes europiane.

Postimi i plotë

Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë dhe dëshmi e pjekurisë së institucioneve të saj demokratike, në përgjigje të nevojës për të forcuar më tej institucionet, për të konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës dhe për të avancuar në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik.

Ky zhvillim pozitiv përcjell një mesazh të qartë: interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë tregues të pjekurisë demokratike dhe të përgjegjësisë institucionale.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike.

I uroj Presidentes së re suksese në përmbushjen e këtij misioni të lartë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Ora 08:31
Rama: Zgjedhja e presidentes Justina Shiroka-Pula në një fazë sfiduese për Kosovën dhe krejt rajonin

1790786867_edirama.jpg

Kryeministri Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës Justina Shiroka – Pula.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkroi Rama në X.