web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti 2027/ Rama: Do të prekim tavanin rekord të 10 miliardë eurove

7 Tetor 2026, 08:11, Aktualitet CNA

Buxheti 2027/ Rama: Do të prekim tavanin rekord të 10 miliardë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke publikuar një takim ku tregon se vijojnë takimet e Pranisë Besnike.

Rama, në postimin e tij, thekson se ndërkohë po diskutohet buxheti 2027, i cili, sipas tij, do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, kjo për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

“MIRËMËNGJES  dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos./ CNA





Lajmet e fundit nga