7 Tetor 2026, 10:30
Nga DOSJA

ANGLI - Harry Kane u bë lojtari i shtatë në historinë e futbollit që arrin kuotën e 90 golave me kombëtaren. Golat i tij ndaj Çekisë ishte një tjetër dëshmi e instinktit të jashtëzakonshëm të sulmuesit anglez dhe e aftësisë së tij për të qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme.
Në moshën 33-vjeçare, Kane duket se po përjeton një nga periudhat më të mira të karrierës së tij. Ai është jo vetëm golashënuesi kryesor, por edhe lideri i qartë i kësaj përfaqësueseje.
Përballë Çekisë, kapiteni anglez shkroi edhe një tjetër kapitull në historinë e kombëtares, duke barazuar rekordin e legjendës Peter Shilton me 125 ndeshje të luajtura për Anglinë.
Forma e shkëlqyer e Kaneit, sidomos në kombinim me Jude Bellingham, është një lajm i madh për trajnerin Thomas Tuchel. Dyshja ka krijuar një lidhje të rëndësishme në repartin ofensiv dhe i jep Anglisë një forcë të madhe në fazën sulmuese.
Megjithatë, paraqitjet e Bellinghamit kanë treguar edhe një tjetër element interesant. Në katër ndeshje ku është aktivizuar si zëvendësues i Kaneit në qendër të sulmit, ai ka shënuar dy gola. Kjo tregon se Anglia ka alternativa, por njëkohësisht ngre edhe një pikëpyetje të vogël: çfarë do të ndodhte nëse kapiteni do të mungonte për shkak të një dëmtimi?
Në të njëjtën kohë, Bellingham vazhdon të japë sinjale të qarta se e ka përqafuar plotësisht misionin me kombëtaren angleze. Loja e tij ka marrë një tjetër dimension dhe ndikimi në skuadër është gjithnjë e më i madh.
Një tjetër arsye për optimizëm është edhe progresi i shpejtë i Anthony Gordon. Pas transferimit gjatë verës nga Newcastle United te Barcelona, Gordon ka fituar terren të rëndësishëm dhe duket se ka mbyllur një prej dilemave që shoqëronte Anglinë përpara Kupës së Botës: kush duhet të luajë në krahun e majtë?
Gordon i ka dhënë një përgjigje bindëse kësaj pyetjeje. Me Bukayo Saka-n në krahun e djathtë, dhe me Kane e Bellingham në qendër, Anglia ka krijuar një repart ofensiv që mund t’i shkaktojë probleme çdo kundërshtari.
Në ndeshjen ndaj Kroacisë, kjo katërshe ishte thjesht shkatërruese, duke dhuruar një prej paraqitjeve më mbresëlënëse të Anglisë në vitet e fundit.
Por mbi të gjitha, kjo ishte nata e Harry Kane-it. Kapiteni vazhdon të shënojë, të vendosë rekorde dhe të udhëheqë Anglinë. Në moshën 33-vjeçare, ai duket më i rëndësishëm se kurrë për një skuadër që tashmë ka ambicie të mëdha.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Tetor 2026, 08:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Pas disa ditësh tensioni rreth largimit t&e...
Sport
7 Tetor 2026, 07:30
BRAZIL - Të dy miqtë e njohin njëri-tjetrin nga brenda dhe nga jashtë. Argjentinasi e mori brazilianin e ri, të sapoardhur në Ev...
Sport
7 Tetor 2026, 04:56
ARGJENTINE - Emocionet ishin të larta në Argjentinë të martën në mbrëmje duke gdhirë e mërkurë, gjatë n...
Sport
7 Tetor 2026, 04:34
ARGJENTINE - Monumentali buçiti nga turmat që i këndonin lavde Leo Messit, kur idhulli argjentinas shënoi golin e tij të 126-të...
Sport
7 Tetor 2026, 00:39
TIRANE - Kristjan Asllani ishte shpëtimtari i Kombëtares në një mbrëmje ku fitorja ndaj San Marinos rezultoi shumë më e ...
Sport
7 Tetor 2026, 00:24
TIRANE - Kombëtarja shqiptare arkivoi një fitore 2-1 përballë San Marinos në Ligën e Kombeve, por trepikëshi nuk ka mjaf...
Sport
7 Tetor 2026, 00:21
TIRANE - Një paraqitje që fjalët e kanë të vështirë ta përshkruajnë, por numrat dhe statistikat flasin me zë...
Sport
7 Tetor 2026, 00:03
TIRANE - Kombëtarja shqiptare vuajti më shumë se ç’pritej për të marrë një fitore 2-1 ndaj San Marinos n&eu...
Sport
6 Tetor 2026, 23:59
TIRANE - Kombëtarja shqiptare siguroi fitoren në Nations League, por paraqitja ndaj San Marinos nuk ka ngrohur askënd, duke shkaktuar autokritik&...
Sport
6 Tetor 2026, 23:55
KROACI - Në një mbrëmje plot emocione të Ligës së Kombeve, Spanja ka dhuruar spektakël duke arritur një përmbysje...