Kombëtarja shqiptare e futbollit, fitoi me shifrat 2-1 ndaj San Marinos me shumë vështirësi. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Kristjan Asllani, i cili shënoi të dy golat, të dytin me penallti në shtesë.
Duke marrë për bazë paraqitjen statistikore të tij për veprimet në fushë, ”SOFASCORE” i ka vënë notën 10 mesfushorit të Kombëtares shqiptare për këtë ndeshje, që është diçka shumë e rrallë.
Të lidhura
None found
I dyti në listë ishte Hysaj me notën 7,9 e më pas ishin Hoxha e Ismajli me 7,4. Ndërkaq, më pak të vlerësuarit ishin sulmuesit me Manajn i cili e mbyll me notën 6,3, ashtu si Daku.

