Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Kohë sfiduese për të gjithë rajonin!" Kosova me presidente të re, Rama URIM Justina Shiroka-Pulës: Mbarësi dhe sukses për ju dhe vendin (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
"Kohë sfiduese për të gjithë rajonin!" Kosova me
Edi Rama, reagimi, Justina Shiroka-Pula

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Presidenten e Kosovës për detyrën e re. Përmes një postimi të bërë mëngjesin e kësaj të mërkure në “X” kreu i qeverisë shqiptare shkruan:

Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka - Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Ndërsa ai e përmbyll reagimin e tij duke i uruar mbarësi dhe sukses presidentes dhe Kosovës.

Pas një seance të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë me 81 vota Justina Shiroka Pulën Presidente të re të Republikës. Në garën kokë më kokë mes Eliza Hoxhës dhe Justina Shiroka Pulës, kjo e fundit u zgjodh në krye të shtetit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese