Aksident në Vlorë, 5 të plagosur

Nga Edi Ruçi
7 Tetor 2026, 08:33 | Kronikë

Aksident në Vlorë, 5 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6:45, në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji”, në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Fiat dhe një Volkswagen, cili transportonte gjashtë persona.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, shkruan A2.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit.

Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos