Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund

7 Tetor 2026 | 08:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Justina Shiroka-Pula për marrjen e postit të presidentes.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka presidenten, por edhe ligjin me ndryshime për Dhomat Specializuara, duke shtuar se do të punojnë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

Kurti ka falënderuar gjithashtu edhe deputetët që kanë marrë pjesë në votimin e presidentes, e po ashtu edhe kryetarin e PDK-së,  Bedri Hamza për pranimin e propozimit. 

“Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës! Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Mes tensionesh nga protestat e vazhdueshme e edhe të përshkallëzuara me thirrjet që të votohen në plotëni ndryshimet në Ligjin për Specialen, dhe nën presionin e orës që shënonte përfundimin e datës 6 tetor, si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar Justina Shiroka-Pulën, presidente të Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke përmbyllur shqyrtimin e një nisme që synon të ndryshojë mënyrën...
08:34 | 07/10/2026

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në...
08:20 | 07/10/2026

Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një mesazh të publikuar në...
08:15 | 07/10/2026