Zgjedhja e Justina Shiroka-Pula si presidente, i dha fund një ngërçi politik që kishte përfshirë Kosovën në 7 muajit e fundit, duke bërë që vendi tashmë të ketë kreun e shtetit. Pas propozimit të Albin Kurtit, Shiroka Pula grumbulloi në total 81 vota, që i siguruan asaj karrigen e Presidentes.
Propozimi i Kurtit erdhi pas refuzimit të emrave të mëparshëm, Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit, nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili i konsideroi ata figura politike dhe për këtë arsye të papranueshëm, duke mos u dakordësuar që të jepte votën për ta.
Kështu, në minutat e fundit të afatit, kryeministri propozoi Shiroka Pulën, e cila në garë me Eliza Hoxhën, fitoi 81 vota duke u emëruar Presidente e Kosovës.
