‘Nuk kam fjalë për këtë ndeshje’, Gjimshiti i ashpër me Shqipërinë: Ishim shumë dobët, humbëm edhe topat më të thjeshtë

‘Nuk kam fjalë për këtë ndeshje’, Gjimshiti i ashpër me Shqipërinë: Ishim shumë dobët, humbëm edhe topat më të thjeshtë

08:40, 07/10/2026

Fitorja 2-1 ndaj San Marinos nuk e ka bindur aspak Berat Gjimshitin. Kapiteni i Shqipërisë nuk u përpoq të fshihte zhgënjimin pas paraqitjes së kuqezinjve, duke pranuar se skuadra bëri një ndeshje shumë larg pritshmërive.

Në prononcimin pas ndeshjes, Gjimshiti theksoi se Shqipëria duhet të nxjerrë sa më shumë mësime nga kjo përballje dhe të rikthehet te loja si grup.

“Është e vështirë të kujtoj një ndeshje të tillë në karrierën time. Mësimi kryesor është se duhet të luajmë si skuadër. Kur ekipi funksionon dhe ka sukses, përfiton edhe individualisht. Edhe unë mund të kisha bërë më shumë dhe të isha afruar më përpara. Duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje”, u shpreh mbrojtësi.

Gjimshiti pranoi se Shqipëria e nisi mirë takimin, por më pas humbi kontrollin dhe nisi të luante në mënyrë individuale.

“20 minutat e para ishin të mira, pastaj luajtëm dobët. Dukej sikur çdo lojtar donte të shënonte vetë, ndërkohë që duhet të luajmë së bashku. Ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, deklaroi ai.

Një nga problemet kryesore, sipas kapitenit kuqezi, ishte mungesa e përqendrimit. Gjimshiti paralajmëroi se në nivele të tilla çdo shpërqendrim mund të ndëshkohet.

“Çfarë nuk shkoi? Përqendrimi. Mund të pësosh gol nga çdo ekip dhe për këtë arsye duhet të jesh 100 për qind i përqendruar në çdo ndeshje. Humbëm shumë topa të thjeshtë. Ata ishin më agresivë dhe në disa momente më dukej sikur kishin edhe më shumë cilësi se ne”, u shpreh Gjimshiti.

Fjalët e kapitenit ishin të forta edhe në përfundim, teksa ai pranoi se paraqitja e Shqipërisë ishte e vështirë për t’u shpjeguar.

“Nuk kam fjalë për sot. Të gjitha ndikuan. Nëse nuk punojmë me këmbët, duhet të punojmë me kokën. Këtë e kam mësuar nga trajnerët me të cilët kam punuar. Mentaliteti është gjëja kryesore”, përfundoi Gjimshiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco