Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Dy automjete janë përplasur ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.










Komente
Komento