Neymar mesazh emocionues për Messin: Faleminderit që më bëre ta dua edhe më shumë futbollin!
Lionel Messi është vetëm pak orë larg ndeshjes së fundit me fanellën e kombëtares së Argjentinës, ndërsa mesazhet e urimit dhe mirënjohjes për yllin argjentinas kanë ardhur nga e gjithë bota e futbollit.
Një prej tyre është edhe ai i Neymarit, ish-shokut të skuadrës së Messit te Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Braziliani ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i kushtuar një mesazh emocionues argjentinasit.
“Nuk është vetëm Argjentina që të falënderon, por e gjithë bota të është mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për futbollin”, shkruan Neymar.
Më tej, braziliani shpreh admirimin e tij për karrierën e jashtëzakonshme të Messit dhe për kontributin e tij në futboll.
“Ata që e duan futbollin të kanë vlerësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Sot është ndeshja jote e fundit me fanellën e kombëtares, të vendit tënd, dhe shpresoj që të shijosh çdo sekondë. Shpresoj që të gjitha nderimet e sotme të të bëjnë të lumtur”, vijon mesazhi.
Neymar kujton edhe vitet e kaluara përkrah Messit, duke e cilësuar një nder të madh faktin që ka ndarë fushën me të.
“Faleminderit që më bëre ta dua edhe më shumë futbollin. Ka qenë një nder të luaja kundër teje dhe, akoma më shumë, të shkruaja historinë në krahun tënd”, përfundon Neymar.

