Miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara/ Kurti: Do të punojmë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjidhjes së ngërç...

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje në çastet e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për, minimumi i kërkuar në këtë rund.
Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.
Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Kundërkandidatja e saj, Eliza Hoxha, e mori një votë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.
Shiroka Pula u propozua në çastet e fundit të afatit për presidentin e ri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kandidatura e saj u pranua nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
PDK e propozoi si kundërkandidate të saj deputeten e vet, Eliza Hoxhën.
Pas një dite ngecjesh dhe moskomunikimi direkt, Kurti dhe Hamza u pajtuan për emrin e Shiroka Pulës në fund, dhe ajo u zgjodh zyrtarisht presidente 13 minuta pas përfundimit të afatit kushtetues, mbase duke krijuar pengesa të mundshme ligjore.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta.
“Çdo emërim pas datës 6 tetor është kundërkushtetues. Pasoja që Gjykata Kushtetuese e lidh me dështimin për ta zgjedhur presidentin deri më 6 tetor, është shpërndarja e Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës”, tha Miftaraj.
Sipas Miftarajt, Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes pas afatit kohor nëse dikush inicion rast në Kushtetuese.
Shiroka Pula është ekonomiste dhe akademike, gruaja e parë që udhëheq Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), institucion i themeluar më 1975.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.
Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.
Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë./ Rel
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjidhjes së ngërç...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet ...
Zgjidhet ngërçi në Kosovë. Pas disa përpjekjesh të njëpasn...
Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshi...
Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Parti...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
"Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqëris...
Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët d...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të mbërrijë ...
Protestuesit po përleshen me Policinë teksa tensionet para...
Çmimi Nobel në fiziologji ose mjekësi për vitin 2026 u ka ...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një efektiv policie është dhunuar fizikisht në Krujë, ndër...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në lagjen “Çliri...
Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënu...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zbarkuar në A...
Izraeli shënon sot tri vjet që nga sulmet e Hamasit më...
Një e burgosur në SHBA e dënuar me vdekje, e cila i mbijet...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg më 1...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dh...
Hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit ë...
Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel ar...
Krijimi i rezervës së sigurisë me naftë bruto, diesel dhe ...