Protestuesja përplaset me punëtorin që po pastron tabelën private

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2026, 08:56

Një protestuese ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet në një përplasje verbale me një punëtor, i cili i kërkon të mos dëmtojë një tabelë private reklamimi.

Në pamje, protestuesja pretendon se tabela lidhet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa punëtor i shpjegon se bëhet fjalë për pronë private për të cilën ai punon.

Gjatë debatit, protestuesja dëgjohet duke deklaruar se do ta lyejë sërish tabelën, ndërsa përplasja vijon mes tyre. Videoja është publikuar nga vetë protestuesja dhe ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Pas publikimit, pamjet kanë ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë diskutuar mbi sjelljen gjatë protestave dhe respektimin e pronës private. Si ju duket sjellja e protestueses dhe punëtorit në këtë rast?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit