Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e njohur si Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete, një Fiat dhe një Volkswagen.
Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve ndodheshin gjashtë persona.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë njëri prej mjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.
Pas përplasjes, disa prej të plagosurve janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.












