Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Aktualitet
VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuar transportohet drejt spitalit të Fierit me djegie të shumta
Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka qenë duke ndezur sobën me gaz në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombula, ndërsa shpërthimi i ka shkaktuar 75-vjeçares djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
7 Tetor 2026, 09:00Nga E. D
pamjet
ROSKOVEC- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku.
Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka qenë duke ndezur sobën me gaz në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga bombula, ndërsa shpërthimi i ka shkaktuar 75-vjeçares djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas shpërthimit, fqinjët dhe të afërmit kanë shkuar menjëherë në banesë për tu ardhur në ndihmë të moshuarve dhe kanë njoftuar shërbimet e emergjencës. Më pas, e plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të djegieve dhe plagëve të marra.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesë. Një prej kateve të shtëpisë është dëmtuar rëndë, ndërsa disa pjesë të saj janë shembur. Sipas të afërmve, çifti i të moshuarve jetonte i vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion./Dosja.al