E dënuara me vdekje i mbijetoi ekzekutimit me injeksion, avokatët: 50-vjeçarja është zgjuar dhe ka filluar të flasë

7 Tetor 2026 | 09:17

Christa Pike, 50 vjeçe, e dënuar me vdekje në SHBA, është zgjuar dhe ka nisur të flasë pasi mbijetoi një përpjekje të dështuar për ekzekutimin e saj javën e kaluar, bëjnë të ditur avokatët e saj, sipas BBC.

Pike vijon të marrë trajtim intensiv në spital, ku mbahet e prangosur, sipas një deklarate të publikuar të martën nga ekipi i saj ligjor.

Ajo ishte dënuar me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995. Javën e kaluar, në shtetin e Tenesit, autoritetet tentuan dy herë ta ekzekutonin përmes injeksionit vdekjeprurës, por të dyja përpjekjet dështuan.

Pas incidentit, Pike u dërgua në spital dhe qëndroi pa ndjenja për disa ditë, ndërsa mjekët punuan për të larguar nga trupi substancën kimike të përdorur gjatë procedurës.

Sipas avokatëve të saj dhe ekspertëve të cituar nga BBC, rikuperimi i Pike konsiderohet i paprecedentë. Ajo besohet të jetë personi i vetëm që ka mbijetuar pasi i është injektuar një substancë toksike gjatë një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.

Avokatët e kanë përshkruar përmirësimin e saj si “të paprecedentë nga pikëpamja mjekësore”, por kanë theksuar se prognoza e saj mbetet ende e paqartë.

Sipas ekipit ligjor, Pike përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi dhe do të vijojë të marrë trajtim mjekësor intensiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimi i naftës Brent kapërcen 101 dollarë, rriten shqetësimet për sulmet iraniane ndaj cisternave në Hormuz

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit mbi 101 dollarë për fuçi të mërkurën, duke zgjeruar fitimet nga seanca e mëparshme, pasi rreziqet e...
09:14 | 07/10/2026

Vance: Irani duhet të ulë pasurimin bërthamor për t’i dhënë fund luftës, SHBA kërkon hapa konkretë nga Teherani

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha në një intervistë me Reuters se Irani duhet të bëjë një reduktim “kuptimplotë” në kapacitetin e tij të pasurimit...
09:06 | 07/10/2026

Policia suedeze qëllon një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Policia suedeze qëlloi një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit të martën në mbrëmje, pas raportimeve për një person të armatosur...
08:57 | 07/10/2026