3 vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

7 Tetor 2026 | 09:26

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar trevjetorin e sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, ku mbetën të vrarë mbi 1,000 persona.

Përmes një postimi në platformën X, Rama sjell në vëmendje viktimat e sulmit, familjet e tyre dhe të mbijetuarit, duke bërë thirrje për ruajtjen e kujtesës dhe luftën kundër antisemitizmit.

“Tre vjet kanë kaluar që nga tmerri i 7 tetorit. Por të gjithë duhet ta kuptojmë se, për familjet, të dashurit e të cilëve u vranë nga kasapët e Hamasit, për ata që jeta e të cilëve u copëtua dhe për të mbijetuarit që mbanin plagë që asnjë sy nuk mund t’i shohë, ai mëngjes nuk ka mbaruar kurrë vërtet. Më herët këtë vit, qëndrova në Nova. Ka vende ku heshtja flet më shumë se fjalët, dhe Nova është një prej tyre. Të rinj nga shumë kombe ishin mbledhur atje për të kërcyer, për të qeshur, për të festuar jetën, dhe jetët e tyre u vodhën nga errësira e urrejtjes dhe terrorit. Në Shqipëri, kemi një fjalë që përmban një kod të tërë moral: Besa. Një premtim që nuk mund të thyhet. Në orën më të errët të Evropës, gjyshërit tanë e mbajtën atë premtim duke strehuar hebrenjtë nga Holokausti, duke rrezikuar gjithçka për të shpëtuar njerëzit e shënuar për vdekje. Sot, kjo trashëgimi kërkon diçka nga ne. Ajo kërkon që kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës, që dhembja të mos braktiset kurrë në vetmi, që antisemitizmi të mos lejohet më të fshihet pas heshtjes, sloganeve apo justifikimeve, dhe që ne t’u qëndrojmë besnikë miqve tanë edhe në orët e tyre më të errëta. Për çdo nënë, baba, fëmijë dhe familje që mban zi sot: Qoftë kujtimi i të dashurve tuaj një bekim i përjetshëm”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë takimet e “Pranisë Besnike”, Rama: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur këtë të mërkurë se po vijojnë takimet e përjavshme të “Pranisë Besnike”. Siç bën të ditur kreu i...
08:24 | 07/10/2026

Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në...
08:20 | 07/10/2026

Përplasen dy makina në zonën e Nartës, plagosen 5 persona të huaj

Një aksident automobilistik është regjistruar në orën 6:45 të kësaj të mërkure në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë....
08:16 | 07/10/2026