Haxhiu uron Justina Shiroka-Pulën: Kuvendi i Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e ka uruar presidenten e re, akademiken Justina Shiroka Pula për marrjen e detyrës së re.
Haxhiu, i ka uruar kreres së shtetit mbarësi në ushtrimin e detyrës, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Uroj Presidenten e re të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, dhe i dëshiroj shumë mbarësi në ushtrimin e detyrës së saj, në shërbim të vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu, në këtë urim ka vlerësuar që Kuvendi ka përmbyllur një proces të gjatë duke gjetur ujdi institucionale.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli një proces të gjatë dhe të vështirë politik, duke arritur marrëveshje dhe duke gjetur zgjidhje institucionale”, ka thënë ajo.
Poashtu Haxhiu ka thënë që ushtrimi i detyrës së Presidentes së Kosovës ka qenë nder i madh për të.
“Për mua ka qenë një nder i veçantë të ushtroj detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës në një periudhë me përgjegjësi të mëdha institucionale. Këtë detyrë e kam ushtruar me respekt të plotë për institucionin dhe me përkushtim, duke u angazhuar që të ruhet vazhdimësia e funksionimit të shtetit deri në zgjedhjen e Presidentes së re”, ka deklaruar Haxhiu.
Kurti uron zgjedhjen e presidentes: Shumë mund e përpjekje për kompromisin në fund
Nga juridiksioni te dënimet, çfarë pëmban Ligji për Specialen?
Begaj uron Shiroka-Pulën: Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë drejt së ardhmes europiane
- 09:26 3 vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës
- 09:17 E dënuara me vdekje i mbijetoi ekzekutimit me injeksion, avokatët: 50-vjeçarja është zgjuar dhe ka filluar të flasë
- 09:17 Magyar: Hungaria do të prezantojë taksën e pasurisë vitin e ardhshëm
- 09:14 Çmimi i naftës Brent kapërcen 101 dollarë, rriten shqetësimet për sulmet iraniane ndaj cisternave në Hormuz
- 09:09 Serbi, dënohet një anëtar i grupit që dyshohet për lidhje me sabotimet ruse në Evropë
- 09:06 Mesazhi i Trump-it për Iranin: Ne duhet ta përfundojmë këtë punë, Ngushtica e Hormuzit i përket SHBA-së