Mesazhi emocional i Neymarit për Messin përpara ndeshjes së fundit me Argjentinën: E gjithë bota të falenderon

7 Tetor 2026 | 09:36

Neymar i ka bërë një mesazh emocionues Lionel Messit, vetëm disa orë para ndeshjes së fundit të yllit argjentinas me kombëtaren e tij.

Ish-shokët e skuadrës te Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë një pjesë të rëndësishme të karrierës së tyre, ndërsa braziliani e ka falënderuar Messin për gjithçka që ka bërë për futbollin.

“Nuk është vetëm Argjentina që të falënderon, por e gjithë bota është mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për futbollin”, shkroi Neymar në rrjetet sociale.

Ai theksoi se Messi është vlerësuar ndër vite nga të gjithë dashamirësit e futbollit dhe i uroi që ta shijojë në maksimum ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës.

“Dashamirësit e futbollit të kanë vlerësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Sot është ndeshja jote e fundit për ekipin tënd kombëtar, për vendin tënd, dhe shpresoj ta shijosh çdo sekondë të saj, dhe që të gjitha homazhet e sotme të të bëjnë të lumtur”, ka shkruar Neymar.

Në fund, braziliani kujtoi edhe periudhën kur luajtën së bashku, duke e cilësuar një nder të madh jo vetëm përballjen me Messin, por veçanërisht momentet kur të dy shkruan histori krah njëri-tjetrit.

“Faleminderit që më bëre ta dua futbollin edhe më shumë; ishte një nder të luaja kundër teje dhe, edhe më shumë, të bëja histori përkrah teje”, përfundoi Neymar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gol, trofe dhe emocione, Messi i jep lamtumirën Argjentinës duke fituar ndaj Beninit

Lionel Messi i ka dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Argjentinës në një mbrëmje emocionuese në Buenos Aires, duke shënuar gol në fitoren...
07:20 | 07/10/2026

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka fituar sërish epërsinë në sfidën ndaj San Marinos, duke kaluar në rezultatin 2-1 falë një tjetër goli të mesfushorit Kristjan Asllani. Në...
22:40 | 06/10/2026

Vjen goli i kundërshtarit, San Marino barazon ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Ka shënuar në minutën e 66-të San Marino me Lorenzo Lazzarin, duke barazuar 1-1 ndaj Kombëtares. Ndërkohë, në pjesën e parë Shqipëria kaloi në avantazh...
22:12 | 06/10/2026