E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arratisja e Alket Rizait, autoritetet greke dyshojnë se është larguar drejt Shqipërisë ose Kosovës

Autoritetet greke dyshojnë se Alket Rizai, i dënuari me burgim të përjetshëm që nuk u kthye në burgun e Domokos më 14 shtator pas përfundimit të lejes së dhënë, mund të jetë larguar nga Greqia drejt Shqipërisë ose Kosovës.

Sipas hetuesve që po merren me zhdukjen e tij, një nga pistat kryesore është arratisja e tij jashtë territorit grek.

Reklamë

Një ditë para zhdukjes, Rizai ishte përfshirë në një incident me të shtëna armësh jashtë një beach bar-i në Anavyssos. Ai kishte shkuar në lokal me automjet, së bashku me persona të tjerë, ndërsa dyshohet se kishte vendosur muzikë në volum të lartë.

Pronari i lokalit i ka kërkuar të ulte zërin, çka shkaktoi një debat të ashpër. Situata u përshkallëzua brenda pak minutash, ndërsa disa klientë dhe punonjës dolën jashtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Reklamë

Sipas informacioneve të bëra publike, Rizai dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri. Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që ai të ketë qëlluar, me shumë gjasa në ajër.

Për incidentin është arrestuar një 27-vjeçar me origjinë afgane, i cili punonte si roje sigurie në beach bar. Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë një person tjetër duke përdorur armë zjarri. Si pasojë, dy kalimtarë janë plagosur lehtë.

Dëshmia për përdorimin e një feneri policie

Ndërkohë, hetuesit po shqyrtojnë edhe një dëshmi të re lidhur me largimin e Rizait.

Sipas dëshmisë, një drejtues automjeti që po lëvizte në rrugët ku dyshohet se kaloi Rizai pas incidentit në Anavyssos, ka parë një makinë pas tij të aktivizonte një fener të ngjashëm me ata që përdoren nga policia greke në automjetet e zakonshme.

Dëshmitari ka deklaruar gjithashtu se një prej personave në automjet i ka folur përmes një megafoni.

Ky informacion po verifikohet nga autoritetet greke, të cilat po hetojnë lëvizjet e Rizait dhe mundësinë që ai të ketë përdorur mjete për të krijuar përshtypjen se automjeti i tij ishte i policisë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar itinerarin e tij pas largimit nga Anavyssos dhe nëse ai ka kaluar kufirin grek.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.