Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

3 vite nga shpërthimi i luftës në Gaza, 74 mijë viktima dhe miliona njerëz pa shtëpi, Rama me MESAZH për palestinezët: Kujtimi i të dashurve, qoftë bekimi juaj

Shkruar nga Newsbomb
3 vite nga shpërthimi i luftës në Gaza, 74 mijë viktima dhe
Edi rama, sulmet në Gaza

Sot, më 7 tetor 2026, bëhen plot tre vite nga momenti kur nisi lufta e ashpër mes Izraelit dhe Hamasit e cila la pas një bilanc të rënduar humanitar në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, raportohet se të paktën 74,200 persona janë vrarë në territor që nga fillimi i ofensivës izraelite.

Më shumë se gjysma, rreth 80% e strukturave në Gaza janë dëmtuar gjatë tensioneve 3 vjeçare. Ndërsa bëhet me dije se më shumë se 1.9 milionë njerëz, janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre.

Sot afro 1.2 milionë persona aktualisht jetojnë në tenda ose strehimore të improvizuara, pasi sulmet me dronë iu shkatërruan shtëpitë e çdo gjë që ata patën, duke lënë në “mëshirë të fatit” të rritur e fëmijë.

Në lidhje me tre vjetorin e sulmeve mes dy vendeve ka reaguar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama  i cili ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit.

“Tre vjet kanë kaluar që nga tmerri i 7 tetorit. Por të gjithë duhet ta kuptojmë se, për familjet, të dashurit e të cilëve u vranë nga kasapët e Hamasit, për ata që jeta e të cilëve u copëtua dhe për të mbijetuarit që mbanin plagë që asnjë sy nuk mund t’i shohë, ai mëngjes nuk ka mbaruar kurrë vërtet.

Më herët këtë vit, qëndrova në Nova. Ka vende ku heshtja flet më shumë se fjalët, dhe Nova është një prej tyre. Të rinj nga shumë kombe ishin mbledhur atje për të kërcyer, për të qeshur, për të festuar jetën, dhe jetët e tyre u vodhën nga errësira e urrejtjes dhe terrorit.”, shkruan Rama.

Më tej, në reagimin e tij, Edi Rama sjell në vëmendje traditën shqiptare të “Besës” dhe momentin kur shqiptarët u hapën dyert hebrenjve gjatë Holokaustit.

“Në Shqipëri, kemi një fjalë që përmban një kod të tërë moral: Besa. Një premtim që nuk mund të thyhet. Në orën më të errët të Evropës, gjyshërit tanë e mbajtën atë premtim duke strehuar hebrenjtë nga Holokausti, duke rrezikuar gjithçka për të shpëtuar njerëzit e shënuar për vdekje.

Sot, kjo trashëgimi kërkon diçka nga ne. Ajo kërkon që kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës, që dhembja të mos braktiset kurrë në vetmi, që antisemitizmi të mos lejohet më të fshihet pas heshtjes, sloganeve apo justifikimeve, dhe që ne t’u qëndrojmë besnikë miqve tanë edhe në orët e tyre më të errëta. Për çdo nënë, baba, fëmijë dhe familje që mban zi sot: Qoftë kujtimi i të dashurve tuaj një bekim i përjetshëm”, shkruan Rama në postimin e bërë mëngjesin e sotëm në “X”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese