E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ola e Ferma VIP feston ditëlindjen, urimi i nënës së Adionit merr vëmendjen

Ola, një nga ish-fermeret e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, feston sot 24-vjetorin e lindjes.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe familjarët, por vëmendjen më të madhe e kanë tërhequr urimi i partnerit të saj, Adionit, si dhe ai i familjarëve të tij.

Reklamë

“Gëzuar ditëlindjen, gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Të dua deri në frymën e fundit”, shkruan Adioni në urimin e tij për Olën.

Edhe nëna e Adionit, tashmë vjehrra e Olës, ka ndarë një mesazh të veçantë për 24-vjetorin e saj:

Reklamë

“Gëzuar ditëlindjen, Ola. Jemi shumë të lumtur që tashmë je pjesë e familjes sonë. Uroj që gjithmonë të ndihesh e dashur, e respektuar dhe e rrethuar me ngrohtësinë e familjes. Edhe 100 vite të lumtura, me plot gëzim e momente të bukura!”

Ola ishte një nga personazhet që tërhoqi vëmendjen gjatë edicionit të tretë të “Ferma VIP”. Megjithatë, rrugëtimi i saj në reality show nuk pati fundin e dëshiruar, pasi u largua nga gara me vendimin e publikut.

Megjithatë, jashtë fermës, historia e saj me Adionin duket se ka marrë një tjetër drejtim, duke u shndërruar në një marrëdhënie të konsoliduar dhe me mbështetjen e familjarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.