Polici 19-vjeçar i shkruan një vajze në Instagram, vëllezërit e saj e dhunojnë me sende të forta në Krujë. Shpallen në kërkim
Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të fundit në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit, ku është dëmtuar dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave.
Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.
Një nga pistat që mund të verifikohet nga grupi hetimor lidhet me mundësinë që dëmtimi i banesës të jetë një akt intimidues ose mesazh kërcënues ndaj familjes.
Hetuesit pritet të analizojnë çdo rrethanë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes, përfshirë kamerat e sigurisë në zonë, gjurmët e mbledhura në vendngjarje dhe çdo konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur familja.
Për momentin, policia vijon hetimet dhe pritet që veprimet e mëtejshme hetimore të hedhin dritë mbi autorësinë dhe motivin e kësaj ngjarjeje.
“Elbasan/Informacion paraprak. Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, shkruan Policia.
Top Channel