web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Kosovës/ Berisha: Suksese në misionin në krye të Republikës

7 Tetor 2026, 09:46, Aktualitet CNA

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës si Presidente e Kosovës/ Berisha:

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës si presidente e Kosovës.

Berisha i uron suksese në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës.

“Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës.Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA





Lajmet e fundit nga