Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, kompozitori shkatërroi hard-diskun e kamerës që regjistroi pamjet
Edhe pse jemi në muajin tetor, fillim vjeshte ende në Sarandë vijon sezoni turistik.
Mëngjesin e kësaj të mërkure u ankorua në Portin e Sarandës anija turistike “Seabourn Quest”, me 446 pasagjerë në bord. Kroçera erdhi në Sarandë nga
Brindizi, Itali për t’u larguar pas vizitave të planifikuara mbasditen e kësaj të mërkure për në Zakintho, Greqi.
Gjeografia e turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë sot Sarandën është nga shumë shtete, si Austria, Australia, Belgjika, Kanadaja, Costa Rika, Gjermania, Peru, Zimbabve, Serbia deri edhe nga Afrika e Jugut.
Gjatë qëndrimit në Sarandë do të vizitojnë qytetin, do të shkojnë në Butrint por edhe tek Syri i Kaltër…
Saranda vitet e fundit është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit detar në vend, falë pozicionit strategjik, afërsisë me ishullin e Korfuzit dhe ofertës së pasur natyrore e kulturore. Me kroçerën “Seaborn Quest” numri i anijeve të ankoruara në Portin e Sarandës për këtë sezon shkon në 62 tragete turistike nga këto 27 janë Cruiz turistike. Për rrjedhojë porti i Sarandës vijon të mbetet një nga portet kryesore hyrëse për vizitorët e huaj gjatë sezonit veror.
Fluksi i lartë i kroçerave gjatë muajve të verës ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e sezonit turistik, duke forcuar më tej imazhin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Top Channel