Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimet e tij për Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj në krye të Presidencës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Presidenten e re si një personalitet të rëndësishëm të botës akademike në Kosovë.
Urimin e tij, ai e bëri në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i dëshiruar Shiroka Pulës suksese në detyrën dhe misionin e saj të ri.
“Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës”, shkruan Berisha.
