Vëllezërit dhunojnë policin 19-vjeçar në Krujë: Pse i shkruan motrës sonë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2026, 09:58

Një punonjës policie, i cili ndodhej jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë. 19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, dyshohet se është goditur nga persona të maskuar, që kanë përdorur edhe një shkop bejsbolli.

Sipas të dhënave paraprake, autorët e dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar përmes Instagramit. Dyshohet se komunikimi mes tyre ka qenë shkak për konfliktin dhe se familjarët e vajzës nuk e kanë pranuar atë.

Pas kallëzimit të ngjarjes, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, efektivët kanë mundur të identifikojnë automjetin me të cilin lëviznin personat e dyshuar, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit