Flash

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, u godit me sende të forta dhe shkop bejsbolli

Lapsi.al 7 October 2026

Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, u godit me sende të

Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e së martës për motive banale. Sipas raportimeve, ai ishte jashtë shërbimit në momentin kur ndodhi ngjarja. Punonjësi i patrullës është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorët e dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte efektivi është nën moshën 18 vjeç. 

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje. Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI