
Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Bordi iTransparencës ka vendosur të ulë me 3 lekë çmimin e naftës. Nga sot një litër naftë do të shitet jo më shumë se 210 lekë për litër.
Ndërsa benzina do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër. Çmimet e vendosura do jenë në fuqi deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës që u rikthye si pasojë e shtrenjtimit të karburanteve pavarësisht qetësimit të tregjeve ndërkombëtare. Versus.al

