Zgjedhja e Presidentes, Blakaj: Ishte një ngërç artificial me kalkulime meskine në dëm të institucioneve

09:56, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas votimit për Presidenten e re të Kosovës gjatë mesnatës që kaloi është zgjidhur nje ngërç politik.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ ka qene i ftuar analisti nga Kosova Korab Blakaj i cili e quajti situatën e moszgjidhjes se Presidentit deri ne sot si një ‘ngërç artificial, fare i panevojshëm me kalkulime meskine në dëm të institucioneve’.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë emri i Justina Pula Shiroka, për momentin historik që po jeton Kosova?

Korab Blakaj: Mendoj që është një lëvizje e mirë pas atij ngërçi të shkaktuar nga klasa jonë politike. Një ngërç artificial, fare i panevojshëm me kalkulime meskine në dëm të institucioneve, në dëm të reputacionit të shtetit në dëm të të gjitha proceseve në të cilat duhej të ecte ose eci Kosova deri tani.

Fatkeqësisht  jemi pjesë e një projekti, ku politikanë të cilët i shkaktojnë vetë probleme, paraqiten si të njetët që i zgjidhin ato probleme. Dmth, tani mund ta quajmë zgjedhje historike, mund ta quajmë me çfarëdo epitetesh një procedurë fare normale që do të duhej të zgjidhej me një lehtësi, thjesht procedurale, duhej të përcaktohej një emër.

Kosova ka emra mjaft që mund të ishin në Presidencë, por e keni parë jemi futur në një cikël zgjedhjesh që mbi dy vite kemi patur një bllokadë artificiale dhe tani nuk dimë më, a duhet të gëzohemi, apo të qajmë. Menjëherë janë ngritur zërat se votimi është kryer 6 minuta pas orës së fundit, që do të thotë që me akt gjykimin e GJK mund të metë jashtë afatit.

Pastaj u bë edhe si forme pazari me PDK dhe me njerëzit që ishin në shesh dhe që protestonin për plotësimin e ligjit të dhomave të specializuara në hagë. Dmth është një vendimmarrje si të themi goxha kaotike, por të shpresojmë për mirë.

Flavio Qarri: Ndërkohë si del Albin Kurti mbas këtij kalvari dy vjeçar. Është ai sot me i fortë se më herët apo është me i dobët se rezultatet e fundit elektorale

Korab Blakaj: Unë mendoj që edhe zoti Kurti ka elementë të mjaftueshëm që tregojnë se më prioritare ka pushtetin se sa edhe vendin. Sepse vetë kalkulimet e tij për të arritur rezultate të tilla janë të kësaj natyre. Ky president ose kjo presidente mund të zgjidhej shumë kohë më herët dhe nuk ka arritur asgjë më shumë se sa të zgjidhej para dy vitesh. Nuk është forcuar me tepër, thjesht ka qëndruar i palëkundur në pozicionet e tij. Dhe është ,matur me facebook-un, me algoritmin, por jo me punën që duhet të investohet dhe shteti të ecë përpara që të vijë një brez tjetër më i shkolluar më i përgatitur. Pra më vjen keq që ka rënë në këtë nivel, ku pritshmëritë tona kanë qene shumë më të mëdha për zotin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco