Një panoramë të re politike në Europë dhe rënien e peshës së së majtës ka sjellë në “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin në SYRI TV, eurodeputeti spanjoll i EPP, Antonio López-Istúriz White.
Në një intervistë ekskluzive, ish-sekretari i përgjithshëm i Partive Popullore Europiane tha se pas ndryshimeve politike në Spanjë, në Bashkimin Europian kanë mbetur vetëm dy qeveri socialiste, në Maltë dhe Danimarkë. Ai u shpreh se Europa po përjeton një valë të djathtë dhe shpresoi që edhe Shqipëria të largohet nga një formë qeverisjeje dhe ideologji që, sipas tij, i përkasin së shkuarës.
Lopez: E dini se sa qeveri socialiste mbeten në Europë me rënien e qeverisë spanjolle? Në BE kanë mbetur vetëm 2 qeveri socialiste dhe ato të dyja janë Malta dhe Danimarka. Kjo është fuqia e socilizmit në Europën e sotme. Ne do të kemi zgjedhje në Spanjë në nëntor dhe këto zgjedhje do të sjellin ndryshime për një pushtet që ka sjellë pasoja të llatarshme sociale dhe ekonomike dhe shpresoj që Shqipëria t’i mbyllë hesapet me një formë qeverisje dhe me një ideologji që i përket të shkuarës, siç është socializmi. Siç dhe Europa e tregon tani që ka një dallgë një frymë një rrymë sa i takon të djathtës në të gjithë Europën.
© SYRI.net
‘Koha e karagjozëve politikë ka mbaruar’/ Eurodeputeti: Në Bruksel, ende shije e tmerrshme nga gjunjëzimi i Ramës te Meloni
Rama ‘i palëvizshëm’ mes skandaleve/ Lopez: BE-ja e shpëtoi Spanjën, anëtarësimi do ndryshojë edhe Shqipërinë
Zgjedhja e Presidentes, Blakaj: Ishte një ngërç artificial me kalkulime meskine në dëm të institucioneve