I vendoset tritol në derën e shtëpisë 69-vjeçarit në Elbasan

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit, ku është dëmtuar dera e jashtme e banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç.
Lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, njëri në Angli dhe tjetri në Itali.
Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që ngjarja të ketë qenë një akt intimidues apo mesazh kërcënues ndaj familjes. Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për motivin.
Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë dhe provat e mbledhura në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



