Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthen bombula e gazit në Roskovec, plagoset rëndë 75-vjeçarja

    Tre vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama: Jetët e të rinjve u vodhën nga errësira e urrejtjes

    E rëndë në Krujë/ Një person dhunon me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se i ngacmonte motrën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shpërthen bombula e gazit në Roskovec, plagoset rëndë 75-vjeçarja
    Aktualitet

    Shpërthen bombula e gazit në Roskovec, plagoset rëndë 75-vjeçarja

    October 7, 2026
    Shpërthen bombula e gazit në Roskovec, plagoset rëndë 75-vjeçarja

    Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75 vjeçe.

    Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti i të moshuarve, Nexhip dhe Naile Sadiku. Sipas të dhënave paraprake, Naile Sadiku ka mbetur e plagosur në momentin që ishte duke ndezur sobën me gaz, ndërsa dyshohet se shpërthimi i bombulës i ka shkaktuar asaj djegie të shumta në trup.

    Pas shpërthimit, në ndihmë të të moshuarve kanë shkuar fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë njoftuar menjëherë ambulancën. E plagosura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor për shkak të plagëve dhe djegieve të shkaktuara nga shpërthimi.

    Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një kat i banesës ku jetonte çifti është dëmtuar rëndë dhe pjesërisht është shkatërruar.

    Sipas të afërmve, dy të moshuarit jetonin të vetëm në banesë, ndërsa djemtë e tyre ndodhen në emigracion.

    Shpërthimi ka alarmuar edhe banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të shpërthimit.

    75-vjeçare aksident në banesë ambulanca bombul gazi Fier gaz grua e plagosur hetim incident kronikë ngjarje e rëndë plagosje e rëndë policia Roskovec rrjedhje gazi Shpërthim shpërthim bombule gazi shqipëri zjarrfikësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthen bombula e gazit në Roskovec, plagoset rëndë 75-vjeçarja

    October 7, 2026

    Tre vjet nga sulmi i Hamasit në Izrael, Rama: Jetët e të rinjve u vodhën nga errësira e urrejtjes

    October 7, 2026

    E rëndë në Krujë/ Një person dhunon me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se i ngacmonte motrën

    October 7, 2026

    Bajram Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Shqipëria do të jetë me ju në çdo hap drejt së ardhmes evropiane

    October 7, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.