Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, dyshohet se komunikonte me një 18-vjeçare

7 Tetor 2026, 10:30Kronika TEMA
Dhunohet efektivi i policisë në Krujë, dyshohet se komunikonte me

Një efektiv policie në Krujë është dhunuar nga dy persona të paidentifikuar, pasi kishte përfunduar shërbimin.

Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari po lëvizte në rrugë kur është ndaluar nga një automjet. Dy autorët dyshohet se kanë zbritur nga makina dhe e kanë goditur me sende të forta, duke e plagosur.

Policia dyshon se pas ngjarjes mund të jenë dy vëllezërit e një 18-vjeçareje, me të cilën efektivi komunikonte në rrjetet sociale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje