Tronditet Elbasani/ Shpërthim me tritol në një banesë

Tronditet Elbasani/ Shpërthim me tritol në një banesë

09:58, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një lëndë plasëse, e dyshuar tritol,  ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në një banesë në Elbasan. Sipas raportimit të policisë, banesa është në pronësi të shtetasit Sh. F., 69 vjeç, në të cilën janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, menjëherë pas rastit, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco