TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë disa pamje nga takimi i përjavshëm mbi ecurinë e “Pranisë Besnike”.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se takimet do të vijojnë, ndërkohë që mazhoranca ka diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2027.
Sipas tij, buxheti do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Buxheti i vitit 2027 do të shoqërohet me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, ndërsa do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për t'u përshtatur me ligjet e BE.