EMRI/ Shpërthim me tritol në portën e banesës së një 69-vjeçari në Elbasan - Dëme materiale

EMRI/ Shpërthim me tritol në portën e banesës së një 69-vjeçari në Elbasan - Dëme materiale

10:35, 07/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit. Sasia e lëndës plasëse është vendosur në derën e jashtme të rrethimit të banesës së 69-vjeçarit Shefki Frakulli në lagjen “Çlirimi”.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave. Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes ndodhen prej vitesh në emigracion, përkatësisht në Angli dhe Itali.

Një nga pistat që mund të verifikohet nga grupi hetimor lidhet me mundësinë që dëmtimi i banesës të jetë një mesazh kërcënues ndaj familjes.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka të dhëna që të konfirmojnë motivin e ngjarjes apo ndonjë lidhje të saj me aktivitetin e djemve të familjes në emigracion.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco