E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kupa e Shqipërisë, 26 skuadra përballen sot në turin e parë

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me një ditë të ngjeshur futbolli.

Në program janë plot 13 ndeshje të turit të parë, të gjitha me nga një takim, ku skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për në raundin tjetër.

Reklamë

Të gjitha përballjet do të startojnë në orën 13:30, duke e kthyer këtë të mërkurë në një maratonë të vërtetë futbolli shqiptar.

Pas kualifikimit të djeshëm të Skënderbeut, Flamurtarit dhe Besëlidhjes, sot vëmendja zhvendoset te 13 sfida të tjera, ku pritet të mos mungojnë surprizat dhe emocionet.

Reklamë

Ndeshjet që do të luhen sot vijojnë si më poshtë:

Bylis – Albpetrol

(Stadiumi “Adush Muçaj”)

Laçi – Këlcyra

(Qendra Kombëtare Sportive – Kamëz)

Pogradeci – Delvina

(Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”)

Iliria – Veleçiku

(Stadiumi “Tofik Jashari)

Besa – Devolli

(Stadiumi “Luz i Vogël”)

Kasrioti – Luz i Vogël

(Fusha e Sportit Ahmetaq)

Burreli – Eagle

(Stadiumi “Liri Ballabani”)

Korabi – Tërbuni

(Stadiumi “Korabi”)

Luftëtari – Tomori

(Stadiumi “Gjirokastra”)

Kukësi – Erzeni

(Stadiumi “Kukës Arena”)

Apolonia – Maliqi

(Stadiumi “Loni Papuçiu”)

Lushnja – Shiroka

(Stadiumi “Roza Haxhiu”)

Oriku – Butrinti

(Stadiumi “Oriku”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.