Receta perfekte e qofteve me patate dhe spinaq nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Nëse po kërkoni një recetë të shijshme dhe të lehtë për t’u përgatitur, qoftet me patate dhe spinaq janë një zgjedhje perfekte. Shefja e kuzhinës Albana Mançja sjell një recetë të thjeshtë, me pak përbërës dhe një shije që ia vlen ta provoni.
Përbërësit:
5 patate
100 g spinaq i freskët
2 lugë gjelle bimë aromatike të freskëta
1 qepë
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji spec i kuq pluhur
1 lugë çaji kerri
1 vezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Ziejmë patatet derisa të zbuten. I kullojmë dhe i shtypim në një tas. Shtojmë spinaqin e grirë hollë, qepën e grirë imët, kripën, specin e kuq dhe bimët aromatike. I përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene.
Formojmë toptha të vegjël, në formë qofteje. I lyejmë secilën me vezë të rrahur dhe më pas i skuqim në vaj bimor derisa të marrin ngjyrë të artë.
I vendosim qoftet në letër kuzhine, në mënyrë që të përthithet vaji i tepërt.




