Përfundojnë kërkimet për ekuipazhin e anijes që u fundos në Detin e Zi, nuk gjendet asnjë nga anëtarët

7 Tetor 2026 | 10:53

Autoritetet bullgare njoftuan përfundimin e operacioneve për të gjetur ekuipazhin e anijes mallrash që u fundos në Detin e Zi pas një sulmi me dron, pa u gjetur asnjë prej anëtarëve të saj.

“Nuk ka asnjë gjurmë të marinarëve”, tha Rumen Nikolov, kreu i qendrës së koordinimit të kërkim-shpëtimit detar, duke sqaruar se operacionet u ndaluan vonë natën e së martës dhe nuk do të rifillojnë.

Siç raportoi ai, nga anija e fundosur, të cilat notonin në sipërfaqen e detit, u gjetën vetëm një varkë e përmbysur, tre gomone shpëtimi të fryra dhe mbeturina nga pajisjet e saj.

Dy anije tregtare u sulmuan nga dronë herët të martën në mëngjes në brigjet e Bullgarisë, në një kohë kur transporti detar në Detin e Zi po preket rëndë nga lufta në Ukrainë.

Ky është incidenti i parë i tillë i regjistruar brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi, ndërsa autoritetet bullgare ende nuk e kanë verifikuar origjinën e dronit .

Nga një anije, e cila u përfshi nga flakët, u shpëtuan 18 anëtarë të ekuipazhit, shtetas turq dhe indianë .

Megjithatë, ekuipazhi i anijes së dytë mallrash mbetet i zhdukur. Autoritetet bullgare nuk kanë njoftuar se sa persona ishin në bord, por sipas faqes së internetit Maritime.bg, anija Alfa Watan me flamur togoez kishte dhjetë persona në bord .

I pyetur nëse janë gjetur mbeturina nga dronët , Rumen Nikolov deklaroi se nuk ka informacion përkatës.

Kryeministri bullgar Rumen Radev e quajti sulmin “absolutisht të papranueshëm”.

Në të njëjtën linjë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i përshkroi sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi si “të papranueshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tjetër rafineri ruse del jashtë funksionit, uzina e Volgogradit mbyllet plotësisht pas sulmit me dron ukrainas

Një tjetër rafineri nafte në Volgograd të Rusisë ka ndaluar të gjithë përpunimin e naftës bruto pas një sulmi me dron ukrainas më 2 tetor,...
10:39 | 07/10/2026

Përplasje në PE në 3-vjetorin e 7 Tetorit, eurodeputetja franceze heq flamurin e Izraelit, ambasadori reagon ashpër

Bota po shënon përvjetorin e tretë të sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi, një ditë që e tronditi Izraelin në thelb dhe pati jehonë në...
10:15 | 07/10/2026

Përshkallëzohen protestat në Francë, spërkatet me gaz lotsjellës kryetari i bashkisë teksa mbronte studentët (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u sulmua me gaz lotsjellës në përpjekjen e tij për të krijuar një “mburojë” para studentëve që protestonin...
09:48 | 07/10/2026