E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Lifestyle

Çorba e gjyshes me thjerrëza të kuqe dhe MAGGI nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një recetë e ngrohtë dhe plot shije, që sjell në tryezë aromën e gatimeve të gjyshes. Shefja e kuzhinës Albana Mançja ndan recetën e çorbës me thjerrëza të kuqe dhe MAGGI, perfekte për ditët e ftohta.

Përbërësit:

Reklamë

500 g thjerrëza

1–2 kuba MAGGI

Reklamë

1 kokërr qepë

1 thelb hudhër

1 lugë gjelle gjalpë

1 lugë gjelle miell OLA

Piper i kuq

Kripë

Piper i zi

Pak uthull ose salcë domate

Përgatitja:

Thjerrëzat i lajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë për 7–8 orë para zierjes. Pas kësaj kohe, derdhim ujin, i vendosim në ujë të pastër, shtojmë qepën e pastruar dhe hudhrën dhe i lëmë të ziejnë.

Pasi të jenë zier, thjerrëzat mund t’i kalojmë në sitë, t’i bluajmë në blender ose t’i lëmë ashtu siç janë.

Në një enë për çorbë, kaurdisim me yndyrë miellin dhe specin e kuq. Shtojmë sallamin e prerë në copëza, më pas hedhim thjerrëzat e shtypura. I përziejmë dhe shtojmë pak ujë ose lëng mishi.

E lëmë çorbën të ziejë për rreth 10 minuta. Rregullojmë shijen dhe, sipas dëshirës, mund të shtojmë pak uthull. Gjithashtu, pak para përfundimit të zierjes mund të shtojmë pak salcë domate.

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.