Messi i jep lamtumirën Argjentinës, por jo futbollit të luajtur

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Argjentinës si futbollist, duke mbyllur një epokë të jashtëzakonshme me fanellën “Albiceleste”. Megjithatë, ky nuk është fundi i karrierës së tij. Ylli argjentinas do të vijojë të luajë në MLS me Inter Miami, klub ku është pjesë që prej vitit 2023.

Messi ka një kontratë me skuadrën amerikane deri më 31 dhjetor 2028, ndërsa paga bazë e tij është rreth 10.66 milionë euro në sezon, e njëjtë me atë që përfitonte në momentin e transferimit në Shtetet e Bashkuara.

Me bonuset dhe përfitimet e ndryshme, të ardhurat e tij vjetore arrinin rreth 18.21 milionë euro. Megjithatë, shifrat reale që Inter Miami shpenzon për yllin argjentinas janë shumë më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pronari i klubit, Jorge Mas, ka zbuluar për Bloomberg se kostoja totale për Messi-n shkon në një shifër mes 62.2 dhe 71.08 milionë euro në vit.  Në paketën e përfitimeve të Messi-t nuk përfshihet vetëm paga. Argjentinasi ka siguruar gjithashtu një pjesë të pronësisë së Inter Miami, e cila lidhet me marrëveshjen e tij me klubin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo pjesë mund të marrë edhe më shumë vlerë në të ardhmen, në varësi të rritjes së vlerës së Inter Miami. Sipas marrëveshjes, kjo pjesë e pronësisë do të bëhet veçanërisht e rëndësishme në momentin kur Messi të vendosë t’i japë fund karrierës si futbollist.

Përveç kontratës me klubin, Messi ka edhe marrëveshje të rëndësishme personale me kompani të mëdha ndërkombëtare, mes tyre Fanatics dhe Apple, të cilat i shtohen të ardhurave të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?