Kosova zgjodhi Presidenten e re, reagon ambasadori i Shqipërisë: Demokracia pati edhe votë, edhe zë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Denion Meidani, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të Presidencës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meidani e ka uruar Presidenten e re, ndërsa ka përshëndetur edhe ndryshimet ligjore të miratuara në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale për shtetin dhe drejtësinë.

“Mbrëmë, demokracia në Kosovë pati edhe votë, edhe zë, brenda e jashtë Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj Presidenten Justina Shiroka-Pula dhe përshëndes ndryshimet ligjore, me bindjen se përgjegjësia i jep dinjitet shtetit dhe besueshmëri drejtësisë”, shkruan Meidani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?