
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Justina Shiroka Pula, për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lideri i opozitës vlerëson Shirokën si një figurë të shquar akademike të Kosovës. Në emër të Partisë Demokratike, Kryedemokrati i shpreh Presidentes së re, suksese në misioni e saj.
Postimi i Berishës:
Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës.