E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U largua nga klubi, ish-trajneri i Vllaznisë merr drejtimin e skuadrës arabe

Thomas Brdariç është zyrtarizuar si trajneri i ri i Al Bukiriah, duke nisur një aventurë të re në futbollin arab.

 Ish-tekniku i Vllaznisë ka surprizuar me vendimin për t’u larguar nga Malisheva, pikërisht në një moment kur skuadra nga Kosova po kalonte një sezon pozitiv.

Reklamë

Brdariç, i cili po bënte një punë të mirë në drejtimin e Malishevës, u largua papritur gjatë pushimit të kombëtareve. Tashmë destinacioni i tij i ri është kategoria e dytë e futbollit arab, ku sfida do të jetë e veçantë për trajnerin gjerman.

Klubi i ri i Brdariç nuk po kalon një moment të mirë. Pas gjashtë javësh kampionat, Al Bukiriah renditet në vendin e parafundit, me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Kështu, detyra e parë e trajnerit do të jetë ringritja e skuadrës dhe largimi nga zonat e fundit të tabelës.

Në anën tjetër, Brdariç e la Malishevën në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm dy pikë pas Prishtinës kryesuese. Një largim i papritur që ka bërë bujë në futbollin e Kosovës, por që tashmë i hap trajnerit një kapitull të ri në Arabinë Saudite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.